A e kritikoi Kovaçevski vizitën e Kurtit përballë Vuciqit, edhe në emër të BDI’së?

Shkruan: Fejzi Hajdari

Atë që e kam vënë në spikamë gjatë komenteve të fundit se të gjithë krerët politikë të partive maqedonase, duke filluar nga presidenti Pendarovski, kryeministri Kovacëvski e duke vazhduar me kreun e VMRO-së Mickovskin, janë njësoj përballë kërkesave dhe interesit shqiptarë në Maqedoninë e Veriut (MV), u shfaq edhe në Samitin e liderëve në Athinë.

Presidenti serb Vuçiq ka thënë se vetëm kryeministri maqedonas Kovaçevski e ka kritikuar ashpër kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, gjatë Samitit në Athinë. Prandaj, gjatë bisedës me kryeministrin Kovaçevski, ai citohet te kete thene se u ka kerkuar falje të gjithëve, nëse dikush ka thënë diçka të keqe për Maqedoninë.

Këtë inercion politik, krerët shtetërorë maqedonas e kanë kultivuar institucionalisht dekada me radhë, nga paraardhësit e tyre politikë, si strategji përballë të të ashtuquajturit “rrezik shqiptar”!!!

Lidershipi shtetërorë politikë maqedonas, gjithmonë sa hapë e mbyll sytë, i ka harmonizuar qëndrimet edhe me Beogradin, përballë interesave, problemeve respektivisht, sic e quajnë disa qarqe akademike maqedonas, “rrezikut nga shqiptarët në Maqedoni”.

Ajo që habit dhe trishton në raste të tilla kur shqiptarët kritikohen në valë të njëjta nga Shkupi dhe Beogradi, është qëndrimi indiferent i fakrotit politikë shqiptarë. Edhe më i trishtë se kaq, është përpjekja e faktorit politik shqiptar për ta defukusuar dhe mbuluar këtë sjellje të maqedonasve dhe sërbëve, më një skandal tjetër ose me një zhvillim tjetër.

Pikërisht sjellja e këtillë indiferente dhe mjegulluese e faktorit politik shqiptar, e ka trimëruar një “komit”, “vojvodë” si Kovaçevski për të marr guximin e për ta kritikuar vizitën e Kurtit, pikërisht në momentin kur në Maqedoninë e tij, ka 100 mijë probleme shumë më të rëndësishme, se servilizmi ndaj Serbisë e Vuçiqit. Ndoshta servilizmin e Kovacevskit deri ne njefare mase e kupton, sepse nuk eshte dicka e re perballe serbeve, por si ta kuptosh sjelljen e shqiptareve ne qeveri?

Pse nuk prononcohet kreu i BDI’së Ali Ahmeti për këtë sjellje servile dhe diletanteske të Kovacevskit? Çfarë ka Ahmeti që nuk guxon të vihet në mbrojtje kryeministrit të Kosovës përballë një kryeministri impotent dhe dështak si Kovacevski dhe autokratit Vuçiq?

Ali Ahmeti dhe partnerët shqiptarë të Qeverisë Kovacevski, nuk janë aty se për të bërë “Soravia” dhe “Korridora 8” në mënyrë të fshehtë, por për t’i mbrojtur dhe përfaqësuar politikisht shqiptarët në të gjitha trojet ku jetojnë ata. Fundja, le të mësojnë nga Vuçiqi se si i mbronë e përfaqëson sërbët e Bosnjës, Kosovës, Kroacisë dhe Mal të Zi.

Le ta mësojnë qoftë edhe “A”-në, nga këto 20 vite në qeveri. “Soravia” dhe “Korridori 8”, nuk na e zgjidhin çështjen shqiptare në Maqedoni, e as nuk na mbrojnë nga ofendimi që na e bënë Vuçiqi dhe kryeministri Kovaçevski, si partner i shqiptarëve në qeveri.