Gjykata e Tetovës i drejtohet vetëm në maqedonisht Komunës (dokument)

Në kohën kur partitë partitë shqiptare në pushtet, thonë se tani nuk është koha për heqjen e 20% nga Kushtetuta që i referohet gjuhës shqipe, shumë institucione në Maqedoninë e Veriut nuk respektojnë as ligjin e miratuar para disa viteve, për gjuhën shqipe.

Në qytetin e Tetovës ku shumicë dëmruese janë shqiptarët, Gjykata Themelore i është drejtuar komunës me një shkresë vetëm në gjuhën maqedonase.

Përmes këtij dokumenti, Gjykata Themelore i jep urdhër Sektorit për Punë të Brendshme, që Komunës së Tetovës t’i merret një video incizim prej kamerave të sigurisë, të vendosura në objektin komunal, për siç thuhet, të zbuluar gjurmë nga vepra penale neni 318, alinea 1 nga Kodi Penal.

Burime nga Komuna e Tetovës thonë se dokumenti me të cilin Gjykata i drejtohet Komunës është vetëm në gjuhën maqedonase dhe reagojnë për mosrespektimin e gjuhës shqipe.

Opozita shqiptare në disa raste ka thënë se nuk do të votojë ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve, nëse nuk hiqet nga Kushtetuta termi ofendues 20% që i referohet gjuhës shqipe.