Doktor, nuk je më për politikë!

Profesoresha Gjyla Çeliku ka komentuar arsyetimet e Bujar Osmanit për mos hapjen e vendkalimit kufitar Bellanoc Stançiq. Në një prononcim për Lajm, ajo vlerëson se Osmani po nënçmon intelegjencën e shqiptarëve.

“Nëse aty pengesë qenka interneti, atëherë unë ty të them që paske pengesa me trurin sepse përndryshe nuk e kishe dhënë këtë prononcim! Doktor nuk je më për politikë sepse me këtë paraqitje ti nënçmon popullatën dhe nivelin e intelegjencës tonë! Nëse ty të duartrokasin militantët, ne të themi që ke çrregullime dhe ke nevojë për një rehabilitim sepse t’paskan çorientu zgjedhjet!
Turp!”, ka porositur Çeliku për zv kryeministrin Osmani.