Do të shkriheni pas kësaj fotografie të Leonitës dhe vajzës së saj

Zakonisht flitet se nuk ka gjë më të çmuar dhe më të shtrenjtë se fëmija.

Se është e vërtetë dhe më se e dëshmuar, këtë po e nxjerrin në dritë shumë nga prindërit e estradës sonë, shkruan Kosovarja.

Gjithashtu edhe çifti i mirënjohur Graniti dhe Leonita duket se janë pajtuar qe disa javë me njërën nga këto thënie.

Kjo pasi që ata prej kur janë bërë prindër të një vajze, dita ditës po tregojnë se dashuri më të madhe dhe më të pastër nuk kanë ndjerë sesa ndaj vajzës.

E kur vijnë me ndonjë fotografi pranë vajzës, fjalët janë të tepërta për të treguar dashurinë e tyre.

E me një të tillë u ballafaquam edhe sot, në momentin kur Leonita erdhi duke pozuar me vajzën.

Përqafim më të ngrohtë dhe më të dashur duket se Leonita nuk kishte përjetuar kurrë më parë. /Kosovarja/