Edhe kësaj si shumë fytyrave tona publike i ka buzëqeshur fati të martohet me njërin nga personat e estradës.
Afrona Dika pas një lidhje shumëvjeçare me këngëtarin e njohur Bleron, i dha fund beqarisë para disa muajve, shkruan Kosovarja.
Çifti më i komentuar në mediat rozë organizuan një dasëm madhështore ku çdo gjë u përfol, duke mos i ikur askujt as edhe detaji më i vogël.
Pas dasmës u shtua ende më shumë etja për ti ndjekur, e sidomos kur këto ditë kanë qenë në muaj të mjaltit.
Se çfarë po bëjnë ku po gjenden e shumë pyetja të tjera, e që të gjitha përgjigjet e këtyre pyetje kanë mundur ti gjejnë në faqen e tyre personale.
Tanimë dyshja janë kthyer nga muaji i tyre i mjaltit dhe kanë vazhduar agjendën e tyre si zakonisht.
Por, është Afrona e cila nuk po ndalet me postimin e fotografive.
Ajo edhe së fundi habiti me imazhin e radhës, e cila përveç që dukej e bukur si gjithmonë, po ashtu dëshmoi dhe një herë bukurinë e saj natyrale. /Kosovarja/