Do të largohen personat që kërkojnë lëmoshë në rrugët e Çarshisë së Shkupit, vendosin autoritetet!

Nga rrugët e Çarshisë së Shkupit do të largohen personat që kërkojnë lëmoshë, kështu parashihet në planin e përpiluar ndërmjet Esnafit të Çarshisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Qendrës për punë sociale, përcjell TV21.

“Esnafi i Çarshisë në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Qendrën për punë sociale kemi përpiluar plan për largimin e personave që kërkojnë lemoshë nëpër rrugët e Çarshisë. Falënderojmë të gjithë bashkëpunëtorët posaçërisht Komandantin e Stacionit policor -Bit Pazar, Dugagjin Kashtanjeva dhe drejtorin e Qendrës për punë sociale z. Izeir Memedi”, thuhet në njoftimin e Esnafit.