Senatori amerikan, Murhpy: Kurti të ndalë menjëherë provokimet në veri

Junior United States Senator from Connecticut Chris Murphy addresses journalists in Budapest on January 31, 2014. The senator met with Hungarian Prime Minister Viktor Orban and representatives of the Hungarian opposition. AFP PHOTO / ATTILA KISBENEDEK (Photo credit should read ATTILA KISBENEDEK/AFP via Getty Images)

Senatori amerikan, Chris Murphy, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në veri, duke thënë se është zënë në befasi nga reagimet e institucioneve kosovare.

Në reagimin e bërë në Twitter, Murphy shkruan se kryeministri Albin Kurti duhet t’i ndal provokimet menjëherë.

“Në takimin tim të hënën në Prishtinë me kryeministrin Kurti, ai nuk përmendi ndonjë plan për qasje në ndërtesat komunale. Si mik i Kosovës jam zënë totalisht në befasi dhe duhet t’i japë fund këtij provokimi menjëherë”.

Murphy tha se për këtë “zhvillim shqetësues” ka pasë edhe një telefonatë me Këshilltarin Special të Departamentit të Shtetit, Derek Chollet.

Lidhur me zhvillimet e fundit në veri ka reaguar edhe ambasadori amerikan.

Ambasadori i SHBA në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se dhuna në veri duhet të ndalohet menjëherë.

“SHBA-ja dënon aksionin e ndërmarrë nga autoritetet e Kosovës për të hyrë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës. Dhuna e sotme duhet të ndalohet menjëherë”, ka shkruar Hovenier në Twitter.

Ndryshe, Policia e Kosovës hyri në objektet komunale të Zveçanit dhe të Zubin Potokut, përkundër rezistencës së një grupi qytetarësh.

Paraprakisht, policia njoftoi se po asistonte kryetarët e rinj të komunave veriore: Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, për të hyrë në objektet zyrtare të komunave përkatëse./Telegrafi/