Do të kushtojë vetëm 30 euro, prezantohet maska për përdorim afatgjatë

Industrialistët dhe shkencëtarët francezë kanë paralajmëruar se do të fillojnë me prodhimin e një lloji të ri të maskës mbrojtëse nga koronavirusi, e cila mund të përdoret 100 herë pa zëvendësim.

Maska, sipas Frans enfo, do të ofrohet në treg me çmim të shitjes me pakicë prej rreth 30 euro.

Studiuesit dhe ekspertët e përfshirë në projekt kanë qenë të punësuar në kompaninë e njohur “Michelin” dhe në Qendrën për Energji Atomike dhe Alternative (CEA), të cilat themeluan një kompani të re të quajtur VOC-Cov.

CEA ka vënë në dispozicion burimet e saj shkencore dhe kërkimore, ndërsa “Michelin” ka qenë përgjegjëse për zhvillimin e prototipit të maskave.

Një seri provë prej 5.000 maskave ​​tashmë është në ndërtim e sipër dhe copët e para priten javën e ardhshme.

Është e planifikuar të prodhohen rreth një milion maska ​​në javë nëse seria e provës ka sukses.