Këto janë ndihmat që do arrijnë sot në Kosovë me aeroplan ushtarak nga Turqia

Ndihmat nga shteti turk përfshijnë pajisje të ndryshme mjekësore dhe mbrojtëse.

Yavuz Selim Kiran, zëvendësministër i Jashtëm i Turqisë ka publikuar fotografi të kontigjentit të ndihmave që pritet të arrijnë në Kosovë dhe në Ballkan.

“Bashkëpunimi jonë historik me Ballkanin vazhdon në luftën kundër koronavirusit”, ka shkruajtur ai.

“Avioni ynë ushtarak, që mbanë maska, gjëra të përgjithshme dhe diagnoztifikues të shpejtë, do të niset për në Maqedoni, Bosnje, Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi nga Ankaraja”, ka shkruajtur ai.

Ardhja e këtyre ndihmave do të pritet edhe nga zyrtarë shtetëror të Kosovës.