Dje janë vaksinuar 5.834 qytetarët në Maqedoninë e Veriut

Në pikat e vaksinimit në të gjithë shtetin, përfshirë me ditën e djeshme janë vaksinuar gjithsej 274.710 qytetarë. Dozën e parë dje e kanë pranuar 5.834 qytetarë, ndërsa ditën e djeshme gjithsej janë vaksinuar 7.720 qytetarë. Në nivel shtetëror gjithsej janë aplikuar 473.853 doza të vaksinave, ndërsa, janë rivaksinuar 199.143 banorë. Me numrin e fundit 50% e popullatës mbi moshën 70 vjeç e kanë pranuar të paktën njërën dozë, 45% e popullatës mbi moshën 65 vjeçare është e vaksinuar me njërën dozë të vaksinës, dhe 38% e popullatës mbi 60 vjeç janë të vaksinuar me njërën dozë të vaksinës.