Dje janë vaksinuar 12.545 qytetarë

Vaksinimi po zhvillohet pa probleme në të gjitha pikat e vaksinimit në shtet, ndërsa në vijim është edhe vaksinimi në terren, vlerësojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Në pikat e vaksinimit në shtet dhe në terren, në përfundim me ditën e djeshme janë vaksinuar 514.021 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 3.302 qytetarë, ndërsa dje gjithsej janë vaksinuar 12.545. Në shtet gjithsej janë aplikuar 904.583 doza të vaksinave, ndërsa janë rivaksinuar 390.562 qytetarë, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Me numrat e fundit, siç theksohet, 63% e popullatës mbi 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksinë, 61% e popullatës mbi 65 vjeç është vaksinuar me së paku me një dozë vaksinë, 55% e popullatës mbi 60 vjeç është vaksinuar së paku me një dozë vaksinë dhe 45% e popullatës mbi 50 vjeç është vaksinuar së paku me një dozë të vaksinës.

“Qytetarët pa termin të caktuar po vaksinohen, në pikat ekzistuese të vaksinimit në shtet. Procesi i vaksinimit në terren zhvillohet në territorin e të gjithë shtetit, me rotacione të ekipeve mjekësore në çdo fshat, vende të banuara rurale, lagje. Ueb platforma vakcinacija.mk është e hapur për termin për vaksinimin e fëmijëve, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë dhe u bëjnë apel qytetarëve të përfshihen në vaksinimin masiv sepse vetëm në këtë mënyrë do të arrijmë ta mposhtim virusin”, thuhet në kumtesën e MSh-së, transmeton TV21.