Aksident trafiku në ora 3 të mëngjesit, një i vdekur dhe tre të lënduar

Sot, në ora 3 e gjysmë të mëngjesit ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale në rrugën rajonale mes fshatit Josifovo – Udovo.

Në aksidentin mes dy veturave, ka humbur jetën një 33-vjeçar, shofer i njërës veturë, ndërkaq shoferi tjetër dhe dy bashkudhëtarët kanë marrë lëndime trupore.

“Aksidenti ka ndodhur mes veturës “audi” me targa të Vallandovës, me shofer T.G.(33) nga fshati Udovo dhe veturës “reno megan” me targa të Vallandovës, me shofer Z.M.(43) nga fshati Udovo. Në vendngjarje jetën e ka humbur T.G., ndërkaq Z.M. ka marrë lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën Mjekësore në Gjevgjeli. Bashkudhëtarët e veturës “audi”, S.P.(23) dhe I.N.(23), të dy nga fshati Udovo, kanë pësuar lëndime të trupore të konstatuara në Shtëpinë e Shëndetit në Strumicë”, thuhet mes tjerash në njoftim, transmeton TV21.

Ekspertizë në vendngjarje ka kryer ekipi i Sektorit të Punëve të Brendshme në Strumicë dhe prokurori publik, me urdhrin e të cilit trupi i të ndjerit është dërguar në obduksion.