“Dje janë futur në Maqedoni paratë për BDI-në nga kisha serbe dhe greke, prej sot fushata bëhet më e pistë”

Burime partiake në BDI thonë se prej dje kanë arritur paratë nga “qarqe ekstreme kishtare në Serbi dhe Greqi”, me të cilën do të financohet fushata e partisë së tyre.
Këto burime theksojnë se edhe në fushatat e kaluara kanë arritur mjete nga këto qarqe të kishave ortodokse në Serbi dhe në Greqi, por kësaj radhe shuma është më e madhe.
“Prej sot fushata e partisë sonë do të bëhet shumë më e pistë. Paratë që kanë ardhur nga qarqet kishtare, sot do të dërgohen te mediumet dhe analistat që e përkrahin BDI-në”, theksojnë këto burime, duke insistuar në anonimitet.
Ato shtojnë se disa herë kanë insistuar që të mos pranohen fonde të tilla, sepse kanë qëllim të fusin urrejtje dhe përçarje mes shqiptarëve, por nuk janë përfillur.
Fondet thonë se kanë arritur në mënyrë ilegale dhe janë të bindur se aty ka mjete edhe nga qarqe kishtare ekstreme ruse.
Zyrtarisht nga BDI për momentin nuk ka ndonjë reagim zyrtar lidhur me këto informacione.