Djali i Vice Zaevit demanton se ka marrë pjesë në incident

Pançe Zaev, djali i Vice Zaevit, nip i kryeministrit Zoran Zaev, i ka hedhur poshtë si të pasakta informacionet për gjoja involvimin e tij në ndonjë incident gjatë uikendit të kaluar. Informacionin e tillë e publikoi portali Infomaks.
Ja demanti i tij i plotë:
Jam i habitur dhe i dëshpëruar si njeri i ri kur i lexoj titujt tendencioz në portalin Infomaks.
Megjithatë si familje gjithmonë kemi qenë, jemi dhe do të jemi në anën e të vërtetës dhe për të do të luftojmë dhe do të japim sakrificë të pamohueshme. Për këtë arsye kërkoj që organet kompetente të veprojnë menjëherë edhe të binden se incident i tillë nuk ekziston. Për këtë arsye kërkoj të pastrohet kjo mjegull dhe të pengohet kjo fushatë dhe përhapje e lajmeve të rrejshme lidhur me mua dhe familjen time, për gjoja incident në një lokal në Shkup. Kërkoj që incizimet e gjoja incidentit, nëse ekzistojnë, të bëhen publike.
Kërkoj nga portalet që e publikuan këtë lajm të rrejshëm, pas përfundimit të hetimit menjëherë të kërkojnë falje publike dhe të njëjtat publikime t’i largojnë nga hapësira mediale.
Si njeri i ri rreshtohem fuqishëm prapa fjalës së lirë, por njëkohësisht edhe fuqimisht do të kundërshtoj çdo lajm të rrejshëm që ka për qëllim të më dëmtojë mua ose këdo qoftë.

Me konsideratë,
Pançe Zaev