Djali i një funksionari futet me veturë në restorant afër Qeverisë (Foto)

Një Mercedes i bardhë në udhëkryqin “Leninova” afër Qeverisë është futur në një kafene, ka shkruar gazetaja Jordanka Ivanovska. Dëshmitarët okularë kanë thënë se vetura është e ish kryetarit të komunës Qendër, Andrej Zhernovski.
Më vonë Zhernovski ka deklaruar se në vetura ka qenë djali i tij me një shok, kurse sipas tij, aksidenti ka ndodhur mbrëmë në ora 21 e 45 minuta.
“Është ngutur të arrijë në shtëpi para orës policore”, ka deklaruar Zhernovski, transmeton gazeta Lajm.
Djali i Zhernovskit është transferuar në spital dhe ka qenë me fat që janë hapur “airbagët” mbrojtës. Tekstin e plotë mund ta lexoni Këtu.