Një valë e re e të nxehtit pritet që ta përfshijë tërë Australinë në ditët në vijim.
Autoritetet frikësohen se kjo mund të shkaktojë përshkallëzim të situatës së zjarreve me të cilën janë duke u përballë gjatë, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Temperaturat pritet që të shkojnë mbi 40 gradë nga sot nëpër disa vatra të zjarrit, si New South Wales, South Australia and Victoria.
Ka mbi 100 zjarre aktive ku pjesa më e madhe e tyre janë në perëndim të Sindej.
Zjarrfikësit kanë krijuar një epërsi pas rënies së temperaturave për Krishtlindje.