Dj Pm ja sheh hajrin “BBV”, nis biznesin e ri me veshmbathje

Pjesëmarrja në edicionin e parë të “Big Brother VIP” bëri që DJ me prejardhje nga Kosova, Pajtim Krasniqi – DJ PM, përveç dashurisë të fitojë edhe famën.

Ai pas pjesëmarrjes në “BBV” pati rritje të dukshme të ndjekësve në rrjete sociale, projekteve të reja muzikore dhe koncerteve të cilat i realizoi pas përfundimit të “BBV”.

Përveç këtyre, siç duket Dj Pm ka nisur biznes edhe në fushën e modës.

Ai do të hap një dyqan online ku do ketë shumëllojshmëri të veshmbathjeve.

Në këtë biznes, i cili pritet të hapet së shpejti për publikun, Dj Pm do të bashkëpunojë me kolegun e tij, Vis Gjinovci.