Gjobitet pesë herë nga Policia, Beniada ka një kërkesë për ta

Beniada Nishani është ish banorja më e dashur për publikun.

Sinqeriteti dhe theksi i të folurit e ka bërë atë të pëlqyerën e publikut.

E pas përfundimit të “BBV”, ajo vazhdon të jetë aktive dhe afër publikut me postimet e saj në ‘Instagram’.

Por së fundi ajo ka një hall, të cilin e ka ndarë me ndjekësit e saj në ‘Instagram’.

Modelja për një kohë të shkurtër është gjobitur pesë herë nga Policia.

Përmes ‘Instastory’ ajo bëri kërkesë që policët të mos e gjobisin më, për shkak se parkimi i veturës ndodh keq për shkak se nuk ka garazh në banesën ku jeton.

“Doja me dhënë një mesazh për të gjithë policët e Tiranës. Do vendos fotografinë e targës së makinës time në Instagram, ju lutem shumë mos më bëni më gjobë. Kam marrë katër gjoba dhe i kam paguar të gjitha. Na keni vënë një tjetër gjobë, te një vend që makina e di se nuk lejohej, por nuk jepte bezdi se aty përpara kishte makina të tjera që jepnin bezdi. E imja është e vockël dhe nuk jep bezdi dhe nuk kam vend ku ta fus këtu te shtëpia, nuk kam garazh. Ju lutem mos më vini më gjoba. Faleminderit. Ngela duke marrë gjoba,” tha modelja.