Dj Dagz e Dj Pm tashmë zyrtarisht nën menaxhimin e Rinor Hykollit

E pas daljes së tyre nga shtëpia e famshme, Dj Dagz dhe Dj Pm janë tejet të kërkuar për mbrëmje muzikore, shkruan lajmi.net.

Dj nga Kosova krijojnë atmosferë të paharruar për pjesëmarrësit.

Tash e tutje ata janë në menaxhimin e Rinor Hykollit.

Përmes një postimi në ‘Instastory’, menaxheri i njohur, Rinor Hykolli, konfirmoi që Dj Pm dhe Dj Dagz kanë kaluar nën menaxhimin e tij, përkatësisht në ‘Friends Entertainment’.

“Zyrtare”, shkroi Hykolli në fotografinë e postuar në Instagram./Lajmi.net/