Fëmija kapet me marihuanë – arrestohet nga policia!

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se dje, në ora 17:00 në rajonin e Karposhit kanë kapur një fëmijë, pasi i njëjti ka poseduar marihuanë.

“Nëpunësit policorë të Njësitit për polici intervenuese në kuadër të SPB Shkup kanë arrestuar një fëmijë nga Shkupi për shkak se tek ai është gjetur marihuanë”; qëndron mes tjerash në kumtesën e MPB-së, transmeton TV21.

Pas dokumentimit të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.