Me rastin e 8 Prillit – Ditës së Romëve, presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski ka dërguar telegram urimi, por edhe kujton romët për sfidat dhe nevojat që ata i kanë gjatë integrimit në shoqëri.
Pendarovski ka bërë thirrje që shteti të mos harrojë në sfidat dhe nevojat që i kanë ata.
“Jo vetëm sot, por gjatë gjithë ditëve të tjera të vitit, si shtet nuk duhet t’i harrojmë sfidat dhe nevojat e romëve dhe të gjithë qytetarëve tjerë në shoqërinë tonë multikulturore. Të gjithë bashkërisht kemi obligim ta përmirësojmë integrimin e romëve, të krijojmë shoqëri në të cilën diskriminimi dhe gjuha e urrejtjes do të mbetet në të kaluarën dhe do t’i respektojmë të drejtat e njeriut për të gjithë qytetarët e vendit tonë. Hapur e jap përkrahjen time për mjedis ku të gjithë krijuesit e politikave, institucionet dhe qytetarët, do të tregojnë proaktivitet për zgjidhjen e problemeve me të cilat përballeni, dhe të gjithë bashkërisht ta përmbushim detyrimin tonë dhe maksimalisht ta shfrytëzojmë kapacitetet dhe kompetencat tona në këtë drejtim”, thuhet në telegram urimin e Pendarovskit.
Ai vlerëson se shtyllë e stabilitetit të shtetit, zhvillimit dhe prosperitetit është që bashkërisht të udhëtojmë në realizimin e të drejtave të barabarta.