Fustani i shkurtër me dekolte të hapur i zbulon shumë Kejvinës

Kejvina Kthella nuk i harron paraqitjet provokuese edhe gjatë këtyre ditëve të izolimit.

Modelja, së fundi ka publikuar një imazh, të cilin e kishte realizuar gjatë qëndrimit në Los Angeles, ku shfaqet tërheqëse e ulur në krevat.

Ajo kishte veshur një fustan të shkurtër, i cili ishte shumë i hapur tek gjoksi, ndërsa e kishte kombinuar me çizme të të njëjtit material sikurse fustani.

Edhe kësaj radhe, Kejvina arriti të marrë vëmendje me paraqitjen, ndërsa nuk ishin të pakta as komentet e ndjekësve të saj.