Dita e pestë pa rrymë për një pjesë të Haraçinës! Reagon Avokati i Popullit

Sot është dita e pestë pa energji elektrike për një pjesë të madhe të komunës së Haraçinës, përcjell TV21. E për këtë sot reagoi edhe Avokati i Popullit, Naser Zyberi. Ai tha se ka kontaktuar me banorët pas çka ka ka nisur procedurë në institucionin që përfaqëson. Zyberi tha se u është rekomanduar banorëve që t’i drejtohen edhe KRRE-së.

“Dje jam dëgjuar edhe në telefon me banorët. Sot kemi hapur lëndë sipas detyrës zyrtare sepse ata nuk kanë ardhur për të bërë parashtresë këtu, por ne vetvetiu e kemi ngritur këtë çështje dhe së shpejti shpresoj se do ta tejkalojmë, madje u dhamë rekomandime që t’i drejtohen edhe Komisionit Rregullatorë si organ mbikëqyrës mbi operatorët e energjisë elektrike”, tha Zyberi.