Samiti i liderëve rajonalë në Ohër, masa të shtuara policore dhe kufizime në trafik

Ohri dhe Struga nga sot janë nën masa të shtuara sigurie dhe regjim të posaçëm të komunikacionit, për shkak të takimit të liderëve të vendeve pjesëmarrëse në Procesin Brdo-Brioni.

Policia paralajmëron kufizime të përkohshme në trafik dhe ndalim të parkimit në disa rrugë, duke u bërë thirrje qytetarëve që automjetet t’i përdorin vetëm në raste të domosdoshme.

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova nesër do të jetë nikoqire e samitit, të bashkorganizuar nga presidentët e Sllovenisë dhe Kroacisë, ku do të marrin pjesë edhe liderët e Shqipërisë, Kosovës, Bosnjë-Hercegovinës, Serbisë dhe Malit të Zi.

Procesi Brdo-Brioni, i themeluar në vitin 2013, synon përshpejtimin e integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor, forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe stabilitetit.