“Disa njerëz të interesuar të pengojnë procesin e arritjes së marrëveshjes me Serbinë”

Thaçi: Roli i SHBA-së është i domosdoshëm

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se ka shumë interes nga disa njerëz për të penguar procesin e arritjes së një marrëveshje përfundimtare paqeje, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “Ka interes të madh nga njerëz të caktuar që të prishin procesin e arritjes së një marrëveshje finale të paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Prandaj, më lejoni ta përsëris, zëshëm dhe qartë: Jemi duke biseduar për t’i dhënë fund konfliktit një shekullor, me fokus në zhvillimin e ekonomisë për një jetë më të mirë për qytetarët tanë dhe njohje të ndërsjellë. Asgjë më shumë apo më pak”, ka shkruar Thaçi në Twitter. Tutje, Thaçi ka thënë se roli i SHBA-së është i domosdoshëm. “I dërguari i posaçëm Richard Grenell është duke bërë një punë të shkëlqyeshme dhe e ka mbështetjen e plotë nga Matt Palmeri. Faleminderit Donald Trump për punën që po bën për paqen në botë”, ka shkruar Thaçi./21Media