Granit Xhaka mirëpret Getin në Londër, dyshja darkojnë së bashku

Ghetto Geasy këtë fundjavë e ka kaluar në Londër, madje ai ishte prezent edhe në ndeshjen Arsenal-West Ham ku Granit Xhaka e nisi lojën si startues.

Pas fitores së Arsenalit, dyshja pastaj darkuan së bashku dhe pranë tyre u pa edhe Dj i Babastars Marshal Jungle, ata ndanë disa momente me fansat e tyre duke publikuar imazhe në Instagram.

“Pasi arkëtuam tri pikë të mira, darkë me miqtë”, ishte shkrimi i futbollistit pranë fotos së publikuar.