Disa gazetarë janë kërcënuar me largim nga puna nëse e publikojnë skandalin e “Ali Vegetës” (Video)

Megaskandali i kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti me Vegetën, bëri bujë nëpër shumë mediume. Mirëpo në shumë mediume tjera, ofendimi kaloi pa asnjë tekst të shkruar, ose kronikë të përgatitur. Vetë gazetarët të këtyre mediumeve janë ankuar se kanë pasur trysni nga shefat e tyre që të mos e lëshojnë skandalin e siç shprehen “Ali Vegetës”. Disa që kanë insistuar biles janë kërcënuar me përjashtim nga puna, prandaj edhe flasin me kusht anonimiteti, duke u frikuar për vendin e punës.
Këtë skandal e kanë heshtur edhe shumica e mediumeve në gjuhën maqedonase, që tregon qartë për simpatitë e tyre të fshehta që kanë për BDI-në dhe Ali Ahmetin, sepse prej kur BDI hyri në qeveri me Gruevskin, televizionet maqedonase marin mjete milionëshe për dallim prej mediumeve shqiptare.
“Mediumet maqedonase zakonisht e kritikojnë Ali Ahmetin para zgjedhjeve si ‘nacionalist shqiptar dhe komandant të UÇK-së’, jo me qëllim që ta dëmtojnë, por për të ja rritur rrejshëm namin tek votuesit shqiptarë me shpresë se do të fitojë, që Ahmeti bashkë me BDI-në pas zgjedhjeve të mund të vazhdojnë të punojnë në favor të maqedonasve, e në dëm të shqiptarëve”, vlerësojnë disa analistë që ka konsultuar Fol.com.
“Skandali i Ali Vegetës” siç njihet tani në opinion, ka bë bujë edhe në Shqipëri, kurse emisioni prestigjioz Fiks Fare i ka kushtuar hapësirë të posaçme, duke u tallur me deklaratën e tij të pamatur.
Ka reaguar edhe Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë duke kërkuar nga BDI që të ndërpresin ofendimet e tyre ndaj gazetarëve.
E kur janë në pyetje ofendimet për mediumet dhe gazetarët shqiptarë edhe zyra e OSBE-së në Shkup shpeshherë reagon me vonesë, për dallim prej kur janë në pyetje mediumet maqedonase, kur reagimet janë të menjëhershme.