Disa emra befasues pritet të rikthehen te Chelsea sezonin e ardhshëm, Armando Broja në listë

Skuadra e Chelseat mund të ketë një pamje shumë ndryshe dhe befasuese sezonin e ardhshëm, pasi qeveria e Mbretërisë së Bashkuar shpalli sanksione kundër pronarit rus, Roman Abramovich.

Pronari i Chelseat, Abramovich po kërkonte të shiste klubin e Ligës Premier, pas pushtimit rus të Ukrainës, por sot (e enjte) kjo situatë ndryshoi.

Abramovich tani është vendosur nën sanksione nga Britania e Madhe, që do të thotë se ai nuk mund të shesë klubin dhe, ndërsa skuadra mund të vazhdojë të luajë, kjo do të ndikojë në skuadër.

Asnjë lojtar nuk mund të blihet, madje as të nënshkruajë një kontratë të re, dhe as ata nuk mund të shiten, që do të thotë se Thomas Tuchel do të duhet të mjaftohet me skuadrën e tij aktuale. Kjo do të thotë gjithashtu se lojtarët që janë aktualisht në huazim do të kthehen në Stamford Bridge vitin e ardhshëm.

Përderisa lojtarë si Connor Gallagher, Billy Gilmour dhe Armando Broja mund të priten me krahë hapur, ka disa emra që tifozët nuk do të kishin pritur domosdoshmërisht.

Në mbrojtje, Ethan Ampadu, Emerson Palmieri, Matt Miazga dhe Baba Rahman mund të kthehen të gjithë pas huazimit, gjë që në fakt mund t’i ndihmojë Blutë shumë.

Antonio Rudiger, Cesar Azpilicueta dhe Anders Christiansen janë të gjithë pa kontrata në verë dhe nën sanksionet aktuale Blutë nuk mund t’i mbajnë ose zëvendësojnë ata.

Në mesfushë, Gallagher dhe Gilmour sigurisht që mund të jenë të dobishëm, veçanërisht duke marrë parasysh formën e të parit derisa është i huazuar në Crystal Palace këtë sezon.

Danny Drinkwater dhe Tiemoue Bakayoko gjithashtu mund të kthehen në skuadër, por kontrata e anglezit është një nga ato që skadon dhe huazimi i Bakayoko në Milan është deri në vitin 2023.

Broja ka qenë në formë mbresëlënëse për Southampton si huazim këtë sezon, me sulmuesin shqiptar që ka shënuar gjashtë herë në kampionat dhe Saint’s mund të kishin dashur ta mbanin edhe për një vit tjetër ose ta nënshkruanin përgjithmonë, nëse do të mundeshin.

20-vjeçari nuk është i vetmi sulmues që mund të rikthehet në Londër, me Michy Batshuayi gjithashtu i vendosur të rikthehet, pasi nënshkroi një kontratë të re deri në vitin 2023 përpara se t’i bashkohej Besiktasit në huazim për këtë sezon.

Skuadra e Tuchel pritej të sfidonte për titullin këtë sezon, por, pasi fillimisht e bënë të dukej si një garë me tre skuadra, forma e tyre ra.

Ai pa dyshim do të kishte nevojë dhe donte përforcime në verë, megjithatë tani do t’i duhet të mjaftojë me një mori të huazimeve të rikthyer.