Dimri u shfaq para kohe: Bora e parë në malet e Serbisë dhe Bullgarisë

Një valë e pazakontë e ftohtë ka përfshirë rajonin, duke sjellë borën e parë të sezonit në malet e Serbisë dhe Bullgarisë, pak ditë para fundit të shtatorit.

Në Serbi, reshje bore janë regjistruar në Golija dhe Kopaonik, ndërsa në Bullgari bora ka zbardhur zonat e larta të Pamporovos dhe Rilës, përfshirë pjesën pranë majës Musala.

Fronti i ftohtë ka sjellë rënie të ndjeshme të temperaturave edhe në Maqedoninë e Veriut, ku në malet më të larta tashmë ekzistojnë kushte për reshjet e para të borës së shtatorit.