Në protesta morën pjesë Genc Prelvukaj, Labinot Tahiri, Ledri Vula, Leonora Jakupi dhe Lyrical Son, ndonëse janë përmendur edhe artistë të tjerë që kanë shprehur publikisht qëndrimet e tyre.
Foto: Instagram
Por prania dhe reagimet e disa prej artistëve nuk kanë kaluar pa komente.
Ish-banori i Big Brother VIP Albania 4 ka zgjedhur rrjetet sociale për të shprehur pakënaqësinë e tij ndaj një pjese të kolegëve.
“Veq Etno Engjëjve, Gold AG, Unikkatilit dhe Hysenit, nuk du me pa reper tjetër t’ Kosovës tu ba si patriot tash mas vendimit t’ Hagës. E keni pas mund’sin’ me e çu zanin ma par’ për krimet e luftës të Serbisë, ama e keni zgjedh me knu për turli lloj senesh tjera”, u shpreh ai.
“Pse nuk dolët me e ba ni kang për 4shen e UÇK që asht n’ burg?! U ba vite që e keni humb moralin dhe atdhedashurinë si në tekste ashtu dhe n’ bashkpunime. Dyfytyrsha”.
Ky reagim mori vëmendje për kritikat e drejtpërdrejta në drejtim të kolegëve të tij. /Telegrafi/