Dimitrovi nënshkroi grant me ambasadoren Haneda, Japonia do të ndihmojë RMV-në me mbi 800 mijë euro

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov së bashku me ambasadoren e Japonisë në Maqedoninë e Veriut, Keilo Haneda, nënshkruajtën Marrëveshje për Grant Ndihmë Japoneze për Zhillim Ekonomik dhe Social.

“Në kushte kur bota ballafaqohet me një nga krizat më të mëdha e cila ka edhe pasoja serioze socio- ekonomike, kjo ndihmë nga Qeveria e Japonisë në lartësi prej 100 milion Jen japoneze, apo rreth 813.000 euro janë më shumë se të mirëseardhura. Ndihma dukshëm do të kontribuojë në përforcimin e kapaciteteve të shtëpive shëndetësore dhe do tju lehtësojë punën e të punësuarve shëndetësor që janë në linjë të parë në luftën kundër pandemisë”, tha Dimitrovi.

Ndërkaq, ambasadorja Haneda deklaroi:

“Aktualisht çdo vend lufton me virusin korona me mjete personale dhe kapacitete shëndetësore. Në të njëjtën kohë bashkëpunimi ndërkombëtar është e përforcuar gjatë kësaj krize shëndetësore. Japonia është e lumtur që mundet ti mbështet përpjekjet e juaja. Japonia gjithmonë i ka mbështet reformat e juaja drejt rrugës euro-atlantike. Në këtë rast do doja t[ju uroj pë anëtarësim tuaj ne NATO dhe fillimin e negociatave aderuese për BE. Përpjekjet e juaja në reforma do të intensifikohen dhe Japonia do të donte ti mbështes”- theksoi Ambasadorja Haneda gjatë ceremonisë.

Në ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjes mori pjesë edhe Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe i cili theksoi se donacioni nga Ambasada e Japonisë është ndihmë e rëndësishme dhe mbështetje për sistemin shëndetësor, aty ku më shumë nevojitet.