Dimitrov: Presidenca kroate BE-së për ne ishte esenciale në kuptim politik

Ndoshta presidenca kroate e Këshillit të BE-së mund të quhet “virtuale” në kuptimin logjistik, por për ne ajo padyshim ishte thelbësore në kuptimin politik. Dhe për këtë ne jemi jashtëzakonisht mirënjohës për miqtë tanë kroatë, tha Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov në debatin e sotëm onlajn me temë “Ballkani në një epokë të re – Rishikimi i presidencës kroate të BE-së”, i organizuar nga grupi i Brukselit “Vilfrid Martens”- Qendra për Studime Evropiane ”, e cila është qendra zyrtare tink tenk e Partisë Popullore Evropiane, duke e marrë parasysh vendimin e Këshillit Evropian në mars për fillimin e negociatave inkuadruese me vendin tonë.

Siç kumtoi MPJ-ja, gjatë diskutimit u bë përmbledhje e kursit aktual të të ashtuquajturës presidenca e parë “virtuale” e Këshillit të BE-së nga ana e shteti më të ri anëtar – Kroacisë, në kontekstin e rrethanave jashtëzakonisht komplekse duke e pasur parasysh pandeminë, e cila megjithatë arriti të japë hapa më të rëndësishëm – siç është vendimi për t’i filluar negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut. Më pas shtohet se fokusi është në hapat dhe pritjet e radhës gjatë dhe pas presidencës kroate në lidhje me euro-integrimin tonë, si dhe në metodologjinë e re për procesin e pranimit, dinamikën në marrëdhëniet rajonale dhe natyrisht rezultatin e Samitit të djeshëm virtual të Zagrebit, BE-Ballkani Perëndimor.

Dimitrov: Presidenca kroate BE-së për ne ishte esenciale në kuptim politik

Sa i përket Samitit të djeshëm BE-Ballkan Perëndimor, theksohet se vetë fakti që ndodhi në rrethana të tilla, si dhe mbështetja aktuale dhe e ardhshme e BE-së për ballafaqimin me pasojat shëndetësore dhe socio-ekonomike të pandemisë, është më shumë se një sinjal i qartë për rëndësinë dhe pozicionin e ardhshëm të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Sipas Dimitrovit, ndjenja e unitetit dhe solidaritetit e krijuar gjatë krizës me pandeminë midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, duhet të ruhet në të ardhmen pas pandemisë dhe të përdoret si një shtytës për ta përfunduar përfundimisht projektin e BE-së, i cili është padyshim me interes reciprok.

Në diskutimin, përveç Dimitrovit pjesëtarë ishin edhe Ministri i Punëve të Jashtme kroat, Gordan Gërliq Radman dhe eurodeputeti dhe kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian, Dejvid Mekalister (Partia Popullore Evropiane), ndërsa në rol të moderatorit ishte Patrik Voler, sekretar për marrëdhënie të jashtme i PKE-së, qëndron në kumtesë.