Digjet një automjet në lagjen Serovë të Çairit

Para disa minutave ka shpërthyer nga flakët një automjet i tipit Mercedes-Benz në lagjen Serovë të Çairit.
Automjeti ndodhej i parkuar në momentin kur është përfshirë nga flakët. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikësit dhe policia.
Qytetarët thonë se dyshojnë se automjeti është ndezur me qëllim.
Nuk ka persona të lënduar dhe automjete të të tjera të dëmtuara përreth saj.