Dimitrov: Para dy viteve treguam se çudirat janë të mundshme

Jemi përballur me problemin më të madh, për shumicën i pazgjidhur, kemi investuar tërësisht dhe duke i menduar gjeneratat e ardhshme, para dy viteve treguam se çudirat janë të mundshme. Fjalët e ndërmjetësuesit, Methju Nimic, “pas Prespës askush nuk mund të kontestojë se në Maqedoninë e Veriut jetojnë maqedonas, të cilët e flasin gjuhën maqedonase” janë dëshmia më e mirë për realizimin e misionit tonë, porositi shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov me rastin e dy vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës.
Në vendin e vogël të banuar Nivici në palën greke të Liqenit të Prespës saktë para dy viteve Dimitrov dhe ish-kolegu i tij grek Nikos Koxijas i vendosën nënshkrimet e tyre në Marrëveshjen e Prepës.
Dimitrov sot në prani të kryeministrit Oliver Spasovski dhe ministrit të obliguar për diasporë Edmond Ademi me këtë rast do ta vizitojnë rajonin Prespës.
“E zgjodhëm rrugën e drejtë, që për vetëm dy vite na e solli anëtarësimin në NATO dhe negociatat aderuese me BE-në. Më në fund u liruam nga mbiemri fyes ‘ish’ ose ‘e atëhershme’ dhe e finalizuam procesin dhe letërnjoftimin shtetëror në familjen botërore të KB-së”, thotë Dimitrov.
Njëkohësisht, shton ai, me Greqinë fqinje filluam të ndërtojmë afërsi, miqësi dhe aleancë, diçka që është aq e logjikshme dhe e natyrshme mes fqinjëve dhe megjithatë e pa paramendueshme deri më parë.
“Para nesh janë zgjedhje kyçe dhe një udhëkryq i ri: mbrapa drejt qorr sokakut ose përpara përmes rrugës së vërtetë drejt ardhmërisë stabile, evropiane dhe me prosperitet”, porositi Dimitrov në deklaratën për MIA-n me rastin e dy vjetorit të Marrëveshjes së Prespës.
Përmes tërë procesit të arritjes së kompromisit, ndërsa edhe pas nënshkrimit të Dimitrov dhe Koxijas tentuan të tregojnë se ajo që është dakorduan është në dobi për dy shtetet. Ata ishin arkitektët e Marrëveshjes, i dakorduan qëndrimet, veçanërisht pasi negociatat janë ngritur në nivel të shefave të diplomacive./MIA