Ambasada kineze dhuron 300 pako ushqimore në Kërçovë, Manastir dhe Resnjë

Me mbështetjen financiare të Republikës Popullore të Kinës, rreth 300 pako ushqimore do të shpërndahen sot në komunat e Kërçovës, Manastirit dhe Resnjës.

Bëhet fjalë për donacion nga Ambasada e Kinës e destinuar për kategorinë e rrezikuar sociale të qytetarëve nga këto komuna, të prekur nga pande(MEDIAL) Kovid-19, njoftojnë nga zyra e ministrit pa resor, përgjegjës për zbatimin e Strategjisë për Romët, Muzafer Bajram.

Siç është theksuar në kumtesë, ministri Bajram sot realizoi takim pune me Ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës, Xhang Zou, për të diskutuar problemet dhe sfidat me të cilat përballet komuniteti romë si dhe prezantoi aktivitetet e ardhshme brenda të cilave mbështetja është e mundur nga ky vend miqësor.