Banka Popullore: Shkalla themelore e interesit dhe oferta e bonove të thesarit të pandryshuara

Të dhënat e Bankës Popullore për industrinë dhe tregtinë për prill tregojnë për efekte të mëtutjeshme dhe më të theksuara negative nga kriza shëndetësore ndaj aktivitetit ekonomik, ka konstatuar në mbledhje të rregullt Komiteti për Politikë Operative Monetare i Bankës Popullore.

Vlerësimi i përgjithshëm i Komitetit është se deri më tani rrjedhat janë të qëndrueshme dhe treguesit e fundit makroekonomikë kryesisht lëvizin në përputhje me pritshmëritë, me çka pikëpamjet për ambientin për zbatim të politikës monetare janë të pandryshuara në krahasim me vlerësimin paraprak të Bankës Popullore. Pasiguria dhe rreziqet nga efektet e ardhshme makroekonomike nga pandemia e KOVID-19 edhe më tutje janë të pranishme dhe të shprehura, si në korniza globale, ashtu edhe në korniza të ekonomisë vendore, që ndikon në ekonominë vendore, që ndikon edhe në ndryshimin e pritshmërive.

Pas uljes së shkallës së interesit të bonove të thesarit në tri raste që nga fillimi i vitit, në mbledhje është vendosur që ajo ta mbajë nivelin prej 1,5 për qind.

Sipas Bankës Popullore, në kushtet të cilat dalin nga pandemia e KOVID-19 dhe masat për parandalimin e përhapjes së virusit, të cilat ndikojnë edhe ndaj ekonomisë globale dhe vendore, ndërsa gjatë nivelit solid të rezervave devizore dhe mungesës së presioneve të inflacionit, që nga fillimi i vitit politika monetare është relaksuar.

Siç është konstatuar në mbledhje, pas ngadalësimit të dukshëm të rritjes së aktivitetit ekonomik në tremujorin e parë të këtij viti prej 0,2 për qind në bazë vjetore, përkundër rritjes prej 3,4 për qind në tremujorin paraprak, ngjarjet në lidhje me KOVID-19 në korniza globale, si dhe masat të cilat ishin ndërmarrë për parandalimin e përhapjes së virusit, gjatë muajit mars sollën deri te përkeqësimi i aktivitetit afarist, dukshëm te pjesa më e madhe e veprimtarive ekonomike.

Shikuar nga ana e shpenzimeve, tregon banka qendrore, gjendja e tillë reflektoi ndaj kërkesës vendore, e cila kishte kontribut më të vogël pozitiv për rritjen e BPV-së, i cili gati në tërësi ishte neutralizuar nga kontributi negativ i neto eksportit. Kërkesa më e vogël vendore në tremujorin e parë del nga rënia e vogël e brutoinvestimeve, përkundër rritjes së tyre solide në tremujorin paraprak, si dhe e ngadalësimit të rritjes së konsumit personal dhe publik.

Banka Popullore thekson se edhe në periudhën e ardhshme me kujdes do t’i ndjekë trendet dhe rreziqet potenciale, për shkak të reagimit adekuat përmes përshtatjes së politikave, nëse kjo është e nevojshme./MIA