Dimitrov: Nuk ka rrezik që Maqedonia e Veriut të tërhiqet nga “Ballkani i Hapur”

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov, pas konferencës për media për Ballkanin e Hapur, i pyetur se pas situatës së krijuar pas dorëheqjes së Nikola Dimitrov nga posti i kryeministrit, a paraqet rrezik që Maqedonia e Veriut të tërhiqet nga Ballkani i Hapur, ai tha se nuk e sheh një gjë të tillë.

Ai tha se nuk sheh rrezik që Maqedonia e Veriut të dalë nga Ballkani i Hapur, sepse sipas tij, është e rëndësishme për popullin maqedonas dhe Maqedoninë e Veriut zhvillimi ekonomik.

“Nuk shoh ndonjë rrezik për të dal jashtë Maqedonia e Veriut sepse është e rëndësishme për zhvillimin e ekonomisë sonë dhe për të ardhmen evropiane të rajonit”, është shprehur Dimitrov, njofton Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se situata në skenën politike në Maqedoni të Veriut, nuk ka arritur në fazën e konkurrencës mes opozitës dhe qeverisë.

“Do të ishte mirë të kishim një konkurrencë të tillë, ne zhvilluam zgjedhje lokale, edhe pse drejtpërdrejtë e lidhim rezultatin e zgjedhjeve lokale me qeverinë, partitë e koalicionit qeveritarë kanë fituar më shumë vota se sa opozita”, ka thënë Dimitrov.