Dilema e Mancinit: Balotelli apo Joao Pedro, mund ta zgjedhë vetëm njërin

Përzgjedhësi i Italisë, Roberto Mancini, mund ta përfshijë vetëm njërin nga dyshja Mario Balotelli apo Joao Pedro, në ndeshjet e barazhit për Kampionatin Botëror – raporton La Gazzetta dello Sport.

Azurrët do të luajnë kundër Maqedonisë së Veriut në Stadio Renzo Barbera të Palermos në gjysmëfinale të barazhit më 24 mars.

Trajneri do ta publikojë skuadrën e tij të plotë të premten, ndërsa sipas La Gazzetta, ai ka dyshime për të marrë një vendim lidhur me sulmuesit.

(Foto: Instagram/mrmancini10)

Ose Mario Balotelli ose Joao Pedro do të marrë ftesë, mirëpo është vështirë të mendohet përfshirja e të dyve në skuadër, përkundër se ishin grumbulluar në stërvitjet e janarit.

Paraqitja e fundit e SuperMarios me La Nazionale ka ndodhur në vitin 2018, derisa Joao Pedro, i cili ka pasaportë italiane, asnjëherë deri më tani nuk ka luajtur për Azzurrët. Ai i ka shënuar 10 gola në 28 paraqitje me Cagliarin këtë sezon.

Sipas raportimeve, portieri i lënduar i Napolit, Alex Meret, do të zëvendësohet nga gardiani i Tottenham Hotspur, Pierluigi Gollini.