Dikur Beatrix Ramosaj bëhej xheloze për të dhe Donaldin, Sarah surprizon me veprimin e fundit për këngëtaren

Mbrëmjen e kaluar, Beatrix Ramosaj ka publikuar këngën e saj më të re.

“Ma shumë se ti”, titullohet kënga e cila konsiderohet e tëra dedikim ndaj Donaldit, shkruan lajmi.net.

E pas publikimit të këngës ajo ka marrë mbështetje nga shumë artistë shqiptarë.

Por ajo që ka befasuar ishte mbështetja e Sarah Berishës e cila ka surprizuar të gjithë ndjekësit.

Dy vajzat nuk kanë patur një raport shumë të bukur kur ishin pjesë e “Big Brother VIP”, pasi Beatrix ka shprehur shpesh xhelozi për raportin e blogeres dhe Donaldit.

Madje ato kanë debatuar edhe ashpër me njëra-tjetrën duke futur edhe Donaldin në mes i cili mbajti anën e Sarah, gjë që nuk u prit mirë nga këngëtarja.

Pas daljes ato treguan se nuk komunikojnë bashkë, jo se kanë hatërmbetje, por nuk janë bërë më bashkë për shkak të kohës.

Kënga vjen dy ditë pasi Donaldi theu heshtjen për herë të parë që pas daljes nga “Big Brother VIP”.

Në një postim në ‘Instagram’ ai shkruante se ka mbyllur porta që nuk duhet t’i kishte hapur kurrë referuar lidhjes me Beatrix.

Më tej shprehej se i ka kërkuar falje Borës dhe se po pret që me ndihmën e diellit dhe kohës “Bora të shkrihet”.

“Jam i lumtur për eksperiencën, por i penduar për humbjen time aty, një humbje që po mundohem ta rifitoj që në momentin që dola e këtu nuk po flas për çmimin e madh. Kam kërkuar falje aty ku duhet dhe ku meriton dhe kam mbyllur portat që nuk duhet t’i kisha hapur kurrë. Me ndihmën e kohës dhe të diellit uroj që të shkrihet. Deri atëherë do bëj më të mirën që artin tim ta shpreh në format që unë di dhe dashamirësinë që kam marrë gjithë kësaj kohe ta kem mundësinë të jua kthe’’, -shkroi mes të tjerash ai./Lajmi.net/