Beniada shfaqet e padepiluar, fansat kapin detajin

Beniada është njëra ndër ish banoret më të pëlqyera nga publiku.

Sinqeriteti dhe shqiptimi i fjalëve në gjuhën shqipe e ka bërë atë të merr vëmendje nga publiku, shkruan lajmi.net.

E derisa ajo është e pëlqyer, edhe detajet më të vogla nuk i ikin syrit të publikut.

Çdo postim i yjeve në rrjetet sociale shikohet me vëmendje dhe fansat gjithmonë kapin detaje që nuk shkojnë në fotot apo videot e tyre.

Edhe Beniada së fundi është përballur me një gjë të tillë.

Ish banorja dhe modelja e njohur ka pozuar me disa miq të saj dhe ka vendosur që atë imazh ta postojë në profilin e saj të “Instagramit”.

Por një detaj në atë imazh ka rënë në sy, ku pjesa e sqetullave të modeles, shihet të mos jetë e depiluar mirë.

Ky detaj nuk e ka penguar Beniadën, e cila si gjithmonë shfaqet në super formë në foto./Lajmi.net/