Dibranët prej sot mund të lëvizin lirshëm në qytete tjera, përfundon Gjendja e jashtëzakonshme

Qeveria ka sjellë vendim për përfundim të izolimit njëmujor të Dibrës dhe Qendrës Zhupa për shkak të Koronavirusit. Zyrtarisht vendimin sot e ka bë të ditur edhe kryeministri, Oliver Spasovski, shkruan Gazeta Lajm.

“Dibra dhe Qendra Zhupë e kaluan periudhën më të rëndë. Larg asaj se kriza ka përfunduar. Por, masat e posaçme që i përfshinte Gjendja e Krizës dhe izolimi i plotë I këtyre dy komunave dha rezultate. Gjendjen e krizës në këto dy Komuna e shpallim të përfunduar”, deklaroi kryeministri Oliver Spasovski, gjatë vizitës së realizuar sot në Dibër.

Në këtë qytet tani do të vazhdojnë masat e gjendjes së jashtëzakonshme që vlejnë për mbarë vendin. Ndërkohë numri i të shëruarve nga kjo epidemi ka arritur në 35, që paraqet shpresë se ky qytet po e fiton luftën me Koronavirusin, shkruan Gazeta Lajm.
Në Dibër epidemia mori katër viktima, kurse së paku dy dibranë kanë ndërruar jetë edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërkohë Shtabi komunal në Dibër ka filluar të bëjë analiza nese duhet të vazhdojë, ose duhet të ndërpritet Gjendja e jashtëzakonshme me të cilën janë ndaluar hyrjet dhe daljet e qytetarëve në këtë qytet dhe në komunën Qendra Zhupë.