Aksident i rëndë në Kavadar

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Kavadar. Në aksident kanë marrë pjesë një xhip dhe një motoçikletë.

Verolub Dodevski, zëdhënës i SPB Veles, për MIA-n informoi se në vijim është inspektimi në vendin e ngjarjes nga ana e prokurorit publik nga Kavadari.

Tani për tani nuk ka më shumë detaje për aksidentin dhe nëse ka të lënduar ose viktima.