Diabetikët s’mund të blejnë shirite për matjen e sheqerit

Prej një barnatore në tjetër po endet Gani Jashari i diagnostifikuar me diabet raporton Klan M. Prej Shuto Orizares kishte ardhur në Karposh për të blerë shirit për matjen e sheqerit. Pasi ka kërkuar në disa barnatore në rrethinën ku jeton, por pa sukses.

“Këtu i gjeta barnat, mora insulin pasi që nuk ka në barnatoren ku jetoj unë. Shirita nuk ka, aparate për matjen e sheqerit nuk ka. Gjithçka blejmë privatisht. Një mijë denarë është një kuti. Kjo nuk është jetë. Duheshte të vij nga Shuto Orizarja deri në Karposh për të blerë shirita, mezi gjeta, deklaroi Gani Gashi

Për ta vërtetuar këtë kontaktuam me disa barnatore. Në disa nuk kishte, në disa po por varësisht nga lloji i aparatit.

“A keni shirita për matjen e sheqerit? Jo nuk ka”.

Nga Ministria e Shëndetësisë me përgjigje për redaksinë e Tv KlanM:

“Për sa i përket pajisjes me sensorë për këtë kategori pacientësh, tashmë është përgatitur një plan për zbatimin e kësaj procedure dhe po bëhen përpjekje që sensorët të sigurohen brenda mundësive ekzistuese. Në bashkëpunim me institucionet tjera kompetente dhe duke pasur parasysh buxhetin e dhënë, qëllimi ynë është që ato të prokurohen, pasi të plotësohen parakushtet e nevojshme për këtë prokurim”, deklaruan nga Ministria e Shëndetësisë

Shoqatat e diabetikëve kërkojnë nga Ministria e Shëndetësisë ta përfundojë procedurën për ndryshimin e modelit të furnizimit respektivisht aparatet për matjen e sheqerit në gjak të hiqen nga procedura e tenderimit për furnizim me insulin dhe të jenë të kapshme në të gjitha barnatoret me çmime të definuara. Ndryshe në vënd ka rreth 5 mijë persona që varen nga insulina, ndërsa rreth 600 fëmijë kanë diabet Tip1.