Di Marzio: Ribery, së shpejti do ta lajmërojë pensionimin nga futbolli

Gianlucca Di Marzio njofton se Franck Ribery së shpejti do t’i thotë lamtumirë futbollit të luajtur.
Lojtari i Salternitanas, sipas Marzios, ka vendosur t’i “varë këpucët në gozhdë” në përfundim të këtij sezoni.

Lojtari, që pati një karrierë të bujshme, veçanërisht me Bayern Munich me të cilët arriti të futej në listën e ngushtë për “Top të Artë”, ka në sirtarin e vet pothuajse të gjithë trofetë e mundshëm në nivel klubesh.

Ndër të tjera, ai fitoi një herë Champions Leaguen, nëntë herë Bundesligën, gjashtë herë Kupën e Gjermanisë dhe një herë Kupën e Turqisë.

Një herë arriti ta fitojë çmimin “Lojtari më i mirë në Evropë nga UEFA”.

Lojtari do të largohet nga futbolli në moshën 39-vjeçare.