Di Maria kërkon pagë prej 8 milionë euro

Angel Di Maria kërkon një pagë vjetore prej 8 milionë euro.

Mesfushori argjentinas do të largohet si një lojtar i lirë nga Paris Saint Germain me të përfunduar sezoni.

Sipas lajmeve që po qarkullojnë së fundmi, ai është i lidhur me një kalim drejt Juventusit.

Ekipi nga Torino kanë shfaqur interesim për të dhe si duket Di Maria është i vendosur të luajë në Itali.

Problem për ekipin e Maxi Allegrit mund të jetë paga.

Pasi siç njofton ‘Marca’ mesfushori kërkon pagë vjetore prej 8 milionë euro, transmeton lajmi.net.

Mbetet të shihet nëse Juve do të pranojë kërkesën e argjentinasit.