Turqia dhe Finlanda do të takohen që të diskutojnë për anëtarësimin e kësaj të fundit në NATO

Ministrat e Jashtëm të Finlandës dhe Turqisë do të takohen për të diskutuar anëtarësimin e shtetit nordik në NATO.

Turqia ka sinjalizuar më parë se do të donte të diskutonte pranimin e Finlandës në organizatë përpara se të jepte miratimin.

Ministri i Jashtëm i Finlandës, Pekka Haavesto, tha: “Jam i sigurt se do të gjejmë një zgjidhje”.

Fillimisht u raportua se Turqia do të vë veton ndaj çdo përpjekjeje të Finlandës ose Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO.

Megjithatë, duke folur për Reuters, zëdhënësi i presidentit turk tha se vendi “nuk po e mbyll derën”.

Ai shtoi se Turqia po e ngrit çështjen “si një çështje të sigurisë kombëtare” për Turqinë për shkak të “shumë organizatave terroriste” që janë të pranishme në vendet nordike.