Di Maria i ofrohet Barcelonës

Angel Di Maria i është ofruar skuadrës së Barcelonës.

Anësori argjentinas, Di Maria i ka dhënë fund aventurës së tij me Paris Saint-Germain pas plot shtatë viteve.

Raportime të ‘Mundo Deportivo’ bëjnë të ditur se Di Maria i është ofruar tani skuadrës së Barcelonës.

Barcelona nuk është duke shqyrtuar aktualisht mundësinë për transferimin e Di Maria, pasi kanë fokusin te Raphinha.

Juventus në anën tjetër thuhet të jenë favoritët për shërbimet e argjentinasit. Ata i kanë ofruar një kontratë njëvjeçare.