Kevin De Bruyne ka folur për ndjenjat që përjetoi gjatë xhiros së fundit, ndaj Aston Villa.
Manchester City fitoi titullin e kampionit në Prmier League vetëm falë një rikthimi spektakolar, prej një avantazhi 0:2 në 3:2.
Kur Philippe Coutinho shënoi për 0:2, duket se shpresat i dridhi edhe Kevin De Bruyne. Kështu bëri të ditur vet lojtari.
“Pas 2:0, unë kisha dyshime për 10 sekonda se humbëm titullin”, ka thënë De Bruyne.
“Vetëm 10 sekonda”, shtoi belgu, duke insistuar se më pas pati shpirtin e duhur për të ndjekur rikthimin.