Di Maria i gatshëm për të startuar ndaj Kroacisë

Ylli i Juventusit dhe Argjentinës, Angel Di Maria do të jetë gati për ndeshjen ndaj Kroacisë.
Anësori argjentinas, Di Maria ka kaluar lëndimin e tij dhe do të jetë në dispozicion të Lionel Scaloni për të startuar nga minuta e parë në ndeshjen e ardhshme ndaj Kroacisë.

Këtë e ka konfirmuar edhe Lionel Scaloni, kur u pyet për gjendjen fizike të Di Maria e De Paul.

“Ata të dy janë të gatshëm dhe na bëjnë më të qetë”, ka thënë Lionel Scaloni, përcjell lajmi.net.

“Ata janë mirë, ne do t’i vlerësojmë edhe një herë, sepse ndeshja mund të jetë e gjatë dhe e komplikuar, por sigurisht, ata janë gati të startojnë”, shtoi tutje trajneri argjentinas.

Di Maria pësonte lëndim në ndeshjen e grupit kundër Polonisë, dhe humbi raundin e 1/16-ës së finales. Ndaj Holandës, ai zbriti në fushë nga stoli.