Dhunoi fizikisht bashkëshorten, arrestohet 68 vjeçari nga Çellopeku i Tetovës

Dje (22-prill) rreth orës 14:40, në Çellopek të Tetovës, efektivët e policisë të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria 68-vjeçarin F.I. i cili të njëjtën ditë rreth orës 11.00 e kishte sulmuar fizikisht gruan e tij 63-vjeçare. Sipas denoncimit, i njëjti gjatë sulmit kishte përdorë një mjet prej druri, që më vonë është konfiskuar nga policia.
“Personi F.I. është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të rastit, do të përgatitet një parashtresë adekuate”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.